Transmetuar më 03-07-2026, 16:11

ELBASAN – Një stuhi e fortë shiu, e shoqëruar me breshër dhe erëra të fuqishme, përfshiu këtë të premte qarkun e Elbasanit, duke shkaktuar dëme në bujqësi dhe probleme në qarkullimin rrugor.

Reshjet intensive sollën grumbullim uji në disa akse, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe këmbësorëve, ndërsa erërat e forta krijuan situata problematike në zona të ndryshme të qarkut.

Sipas raportimeve paraprake, moti i keq ka dëmtuar kultura bujqësore në disa zona, ndërsa breshëri ka prekur veçanërisht sipërfaqe të mbjella, duke shkaktuar humbje për fermerët.

Stuhia nuk ka prekur vetëm qytetin e Elbasanit, por edhe bashki të tjera të qarkut, ku janë raportuar dëme të konsiderueshme në sektorin bujqësor.

Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet e panevojshme dhe të tregojnë kujdes gjatë qarkullimit, pasi kushtet atmosferike vijojnë të mbeten të paqëndrueshme.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit