Transmetuar më 03-07-2026, 15:34

SHKODËR – Policia e Shkodrës ka zbardhur grabitjen me armë të ndodhur rreth tre javë më parë ndaj një çifti turistësh gjermanë në fshatin Domen, duke arrestuar një 16-vjeçar të dyshuar si një nga autorët.

Operacioni policor i koduar "Rest Time" çoi në prangosjen e të miturit, ndërsa dy bashkëpunëtorë të dyshuar, të moshave 20 dhe 27 vjeç, po hetohen në gjendje të lirë. Një person i katërt është shpallur në kërkim.

Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur më 9 qershor 2026, gjatë natës, në aksin rrugor Domen–Postribë, ku katër të dyshuarit, nën kërcënimin e një arme zjarri, u kanë marrë 500 euro dy shtetasve gjermanë, bashkëshortë, të cilët ndodheshin në automjetin e tyre.

Policia bën të ditur se identifikimi i autorëve u bë pas veprimeve intensive hetimore të kryera nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Ndërkohë, vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e personit të shpallur në kërkim, si edhe për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

" Zbardhen rrethanat e vjedhjes së një shume parash, 2 shtetasve të huaj (bashkëshortë), me anë të kanosjes me armë zjarri, rreth 3 javë më parë, në fshatin Domen. Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2. Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre. Në vijim të punës së pandërprerë hetimore për zbardhjen e vjedhjeve, strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër finalizuan operacionin e koduar “Rest time”.

Në kaudër të këtij operacioni, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Renda arrestuan një 16-vjeçar, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 shtetas, të moshave 27 dhe 20 vjeç, si dhe shapllën në kërkim 1 shtetas. Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 09.06.2026, gjatë natës, në aksin rrugor “Domen-Postribë”, 16-vjeçari, në bashkëpunim me 3 shtetasit e tjerë, iu ka marrë 500 euro, 2 shtetasve gjermanë (bashkëshortë), të cilët po qëndronin në automjetin e tyre. Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme" ,njofton Policia.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit