Transmetuar më 03-07-2026, 13:46

TIRANË – Policia e Shtetit ka zbardhur listën zyrtare me emrat e 19 personave të arrestuar në flagrancë pas përplasjeve të dhunshme dhe tensioneve të regjistruara gjatë protestës së një dite më parë përpara selisë së Parlamentit.

Materialet hetimore janë referuar tashmë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndërsa të ndaluarit po mbahen në ambientet e paraburgimit në pritje të daljes përpara gjykatës, ku do t’u komunikohet edhe masa e sigurisë.

Mes të arrestuarve, vëmendjen e ka tërhequr një rast me ndjeshmëri të lartë sociale dhe njerëzore. Bëhet fjalë për shtetasin Altin Hila, i cili sipas të dhënave paraprake, është prind dhe kujdestar i vetëm i një fëmije të paralizuar, çka pritet të peshojë edhe në vlerësimin e rrethanave të procesit ligjor.

Akuzat që rëndojnë mbi të arrestuarit Sipas njoftimit zyrtar të uniformave blu, ndaj grupit të protestuesve janë ngritur një sërë akuzash të rënda penale që lidhen me cenimin e rendit dhe goditjen e strukturave të sigurisë. Veprat penale të referuara janë:

"Shkatërrim i pronës"

"Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik"

"Goditje për shkak të detyrës"

"Prishje e rendit dhe qetësisë publike"

"Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme"

"Mosbindje ndaj urdhrit të ligjshëm të punonjësit të policisë"

"Pengim i qarkullimit të mjeteve të transportit"

Lista e plotë e të arrestuarve: Ylli Shema

Ervis Gjoni

Frrok Bardhi

Rezart Pinari

Admir Tërshalla

Albion Nikolli

Ervis Bici

Altin Hila (Kujdestar i fëmijës së paralizuar)

Ervin Gega

Arbër Lleshi

Everest Bardhi

Gentian Progni

Niko Qarkaj

Romario Dushi

Kujtim Prevataj

Ardit Ymaj

Bernard Kaimi

Aristotel Elezi

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit