Transmetuar më 03-07-2026, 13:10

LUSHNJE – Një zjarri i fuqishëm ka përfshirë mesditën e kësaj të premteje një banesë dykatëshe në fshatin Krutje të Lushnjës. Flakët e përhapura me shpejtësi kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, duke çuar në djegien e plotë të të gjitha orendive shtëpiake brenda katit të dytë të banesës.

Sapo kanë marrë njoftimin, në vendngjarje janë nisur me urgjencë dy mjete zjarrfikëse me efektivët përkatës. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe të koordinuar të forcave zjarrfikëse, u bë i mundur lokalizimi dhe shuarja e plotë e vatrës së zjarrit, duke shmangur një katastrofë më të madhe, pasi flakët rrezikonin të shtoheshin dhe të përhapeshin me shpejtësi në shtëpitë e tjera që ndodheshin përreth.

Nga raportimet e para në terren fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar apo me probleme nga tymi, por vetëm dëme të mëdha ekonomike për familjarët.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur edhe shërbimet e Policisë së Shtetit dhe grupi hetimor për të kryer këqyrjen e ambientit. Nga verifikimet e para të ekspertëve, dyshimi kryesor për shpërthimin e zjarrit mbetet një shkëndijë elektrike në rrjetin e brendshëm të banesës, megjithatë po punohet për dokumentimin e plotë të shkaqeve të këtij incidenti.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit