Transmetuar më 03-07-2026, 12:24

TIRANË – Detaje të reja dhe mjaft interesante kanë dalë në dritë nga lista e personave të arrestuar nga Policia e Tiranës, pas përplasjeve të dhunshme të regjistruara gjatë protestës së djeshme përpara Kuvendit.

Mes 19 të prangosurve, një histori e veçantë njerëzore lidhet me shtetasin Admir Tërshalla, me profesion programues. Sipas informacioneve paraprake, ky ndalim ka përkuar me një nga momentet më të rëndësishme të jetës së tij private. I riu kishte planifikuar që pikërisht ditën e sotme (të premten, 3 korrik) të zhvillonte ceremoninë e tij të martesës.

Dasma pezull, pritet vendimi i Gjykatës

Në vend të festimeve dhe altarit, Tërshalla po e kalon këtë ditë në ambientet e paraburgimit. Ai, së bashku me të arrestuarit e tjerë, po mbahet në komisariat në pritje të përfundimit të procedurave ligjore.

Autoritetet njoftojnë se brenda afatit ligjor prej 72 orësh, dosja e tij dhe e protestuesve të tjerë do t’i kalojë Gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë, ku do të përcaktohet nëse do të hetohet në gjendje të lirë apo nën masa shtrënguese.

Kujtojmë se nga tubimi i djeshëm mbetën të plagosur 15 punonjës policie, ndërsa Policia e Shtetit ka referuar materialet në Prokurori për disa vepra penale, përfshirë "Goditje për shkak të detyrës" dhe "Shkatërrim të pronës".

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit