Transmetuar më 03-07-2026, 10:30

TIRANË – Gjykata Administrative zhvillon sot seancën e radhës gjyqësore lidhur me padinë e ngritur nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ndaj prokurorit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Ols Dado. Në këtë proces gjyqësor, palë e paditur është edhe Institucioni i Presidentit të Republikës.

Seanca e kaluar u shty nga togat e zeza me qëllim që palët ndërgjyqëse të kishin kohën e mjaftueshme në dispozicion për t’u njohur me një kërkesë të veçantë të depozituar nga shoqata “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”, e cila kërkon të përfshihet në këtë gjykim si palë e tretë.

Thelbi i padisë dhe pretendimet e palëve

Kryebashkiaku Erion Veliaj kërkon nga Gjykata Administrative anulimin dhe shpalljen të pavlefshëm të dekretit të emërimit të Ols Dados si prokuror, i nënshkruar në vitin 2008 nga Presidenti i asaj kohe, Bamir Topi. Sipas padisë, emërimi i Dados në atë periudhë është kryer pa përfunduar Shkollën e Magjistraturës.

Nga ana tjetër, organizata që kërkon të bëhet pjesë e procesit argumenton se kjo çështje mbart një interes të lartë publik. Sipas përfaqësuesve ligjorë të shoqatës, procesi lidhet drejtpërdrejt me integritetin e sistemit të ri të drejtësisë në Shqipëri, çka përbën edhe një nga shtyllat dhe objektivat kryesore të veprimtarisë së tyre.

Seanca e sotme pritet të përcaktojë nëse Gjykata do ta pranojë këtë shoqatë si palë të tretë në proces dhe do të vijojë me shqyrtimin e provave dhe prapësimeve të palëve lidhur me vlefshmërinë e dekretit presidencial të vitit 2008.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit