

TIRANË – Një protestë është paralajmëruar të mbahet këtë të premte në orën 19:00 në Tiranë, ku organizatorët deklarojnë se do të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Sipas njoftimit të organizatorëve, grumbullimi i pjesëmarrësve do të nisë në sheshin "Skënderbej", ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt godinës së Kryeministrisë, ku do të shprehin kërkesat e tyre.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve nga i gjithë vendi, si edhe shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, t’i bashkohen tubimit, duke e cilësuar atë si protestën e 34-të radhazi.
Sipas tyre, kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama. Ata kanë deklaruar gjithashtu se protestat do të vijojnë deri në përmbushjen e kësaj kërkese.
Në thirrjen publike për pjesëmarrje, organizatorët kanë përdorur edhe sloganin: "Ju erdhi fundi", duke e paraqitur atë si mesazhin kryesor të protestës.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






