Transmetuar më 03-07-2026, 07:20

Tiranë, 3 korrik – Vendi do të ndikohet këtë të premte nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, kryesisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Sipas parashikimit të motit, pas orëve të pasdites pritet përmirësim gradual i kushteve atmosferike, duke sjellë mot të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Reshje shiu me intensitet të ulët parashikohen në shumicën e zonave të vendit, me përjashtim të vijës bregdetare, kryesisht nga mesdita deri në orët e pasdites. Në zonat malore të lindjes dhe juglindjes priten shtrëngata afatshkurtra, të shoqëruara me shkarkesa elektrike dhe, në disa raste, me breshër.

Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Në intervale të caktuara, përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 12 m/s.

Ndërkohë, në detet Adriatik dhe Jon valëzimi parashikohet të jetë i forcës 2 deri në 3 ballë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit