Transmetuar më 02-07-2026, 23:12

Spanja ka siguruar kualifikimin në fazën tjetër të Kupës së Botës 2026, pasi mposhti Austrinë me rezultatin e pastër 3-0.

Skuadra e drejtuar nga Luis de la Fuente dominoi takimin që nga minuta e parë dhe kaloi në avantazh në fundin e pjesës së parë me golin e Mikel Oyarzabal.

Në pjesën e dytë, Pedro Porro dyfishoi shifrat në minutën e 66-të, duke i dhënë qetësi skuadrës spanjolle. Në minutat e fundit, Oyarzabal realizoi edhe golin e dytë personal, duke vulosur fitoren 3-0.

Me këtë sukses, Spanja avancon në raundin e ardhshëm të Botërorit, ku do të përballet me fituesen e çiftit Portugali-Kroaci.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit