Transmetuar më 02-07-2026, 23:09

Protestuesit kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve në rrugën “Mine Peza” në Tiranë, duke u ulur në mes të rrugës në vijim të tubimit të nisur pas protestës para Kryeministrisë.

Gjatë grumbullimit, pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për lirimin e personave të arrestuar gjatë protestës, si edhe kanë artikuluar slogane drejtuar institucioneve të drejtësisë dhe qeverisë.

Mes thirrjeve të dëgjuara gjatë protestës ishin “Lironi çunat”, “Arrestoni Ramën”, si edhe slogane të tjera me përmbajtje politike kundër qeverisë dhe klasës politike.

Si pasojë e tubimit, qarkullimi në segmentin rrugor “Mine Peza” u bllokua përkohësisht, ndërsa situata u monitorua nga forcat e Policisë.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit