Transmetuar më 02-07-2026, 22:40

Një debat i tensionuar është zhvilluar në emisionin “Të Paekspozuarit” mes analistit Andi Bushati dhe deputetit të Partisë Socialiste Ardit Bido, ku në qendër të diskutimit ishte ndërhyrja e policisë gjatë protestave dhe përdorimi i forcës ndaj qytetarëve.

Gjatë debatit, Bushati shfaqi një video që sipas tij tregonte dhunim të një qytetari nga policia, duke e cilësuar veprimin si të pajustifikueshëm dhe duke e quajtur efektivin përgjegjës “bandit”. Nga ana tjetër, Bido mbrojti veprimet e policisë, duke deklaruar se efektivët veprojnë në kuadër të detyrës dhe me përgjegjësi institucionale.

Debati u ashpërsua më tej me akuza të ndërsjella, ku palët kundërshtuan interpretimet e njëra-tjetrës për ngjarjet dhe mënyrën e trajtimit të protestuesve. Bido theksoi se çdo veprim i policisë duhet parë në kuadër të ligjit dhe procedurave, ndërsa Bushati e cilësoi ndërhyrjen si të tepruar ndaj një qytetari të neutralizuar.

Përplasja verbale vijoi me tone të larta dhe ndërhyrje të vazhdueshme, duke e çuar diskutimin në akuza personale dhe replika të forta politike, ndërsa moderatori u përpoq të mbante debatin në kuadër të temës së emisionit.

Biseda

Bushati: Këtë pamje nuk e jep asnjë media sot.

Bido: Po atë policin që i vajti pllaka në kokë.

Bushati: Këtu ke një qytetar të çmobilizuar dhe vjen një bandit kriminel.

Bido: Me 700 mijë lekë rrogë.

Bushati: Një bandit kriminel.

Bido: Një polic me 700 mijë lekë rrogë që mban familjen me bukën e gojës dhe nuk është as i PS as i PD, por i policisë së shtetit.

Bushati: Nëse flisni kështu bëheni 2 banditë.

Bido: Je ti bandit në radhë të parë nëse krahason dhunën fizike të një krimineli me neutralizimin që bën policia.

Bushati: Në çdo vend të botës një qytetar i çmobilizuar, të shtrirë për tokë, vazhdohet të gjihet me shkopa gome.

Bido: Hajde hapim se çfarë ndodh në protestat në Gjermani, se në Amerikë flasin armët.

Bushati: Kjo është fytyra kriminale.

Bido: Hajde shohim se çfarë ndodh në protestat në Gjermani.

Vatnikaj: Rregulloni Gjermaninë se e rregulluat Shqipërinë.

Bushati: Bëhen edhe filma, thoshte Elisa. O Bido nuk mund të mbrosh këtë.

Bido: Polici që ka neutralizuar individin nuk mund ta shoqërojë në komisariat.

Andi Bushati: Ik ore aman dole tani nga grekët te agjentët gjermanë. Ti thua edhe kur kapet Rama duke vjedh, thua vidhet edhe në Gjermani. Në këtë situatë absurde që fajësojmë të vjedhurin dhe të goditurin, themi duhet ta pësosh përderisa ke dalë në protestë.

Ardit Bido: Po dhunove do të arrestohesh.

Andi Bushati: Po të tregoj video, një qytetar të çmobilizuar, i bie polici me shkelm qytetarit të shtrirë. Unë tregoj faktin, ti thua po ushtrove dhunë… Ku e ka ushtruar dhunën ky?

Ardit Bido: Po ti ku e di? Kjo vërtetohet në gjykatë. E di ti, në Amerikë kërcet plumbi ore. Nuk mund të thuash pse arrestohet. Pse një grup huliganësh që gjuajnë me vezë, policia i neutralizon…

Andi Bushati: Me logjikën tënde, që gjykon njerëzit në grup, pas asaj që kanë parë me Ballukun, edhe ty duhet të të vënë flakën.

Ardit Bido: Edhe ty.

Andi Bushati: Po edhe mua bashkë me ty.

Ardit Bido: Edhe ty edhe Yllit, ju jeni gjithë jetën establishment.

Ylli Rakipi: Ne jemi në punë.

Andi Bushati: Ka një diferencë të madhe, jam establishment, por nuk më ka detyruar njeri të votoj pro një hajdute si Balluku. E ke ngritur ti kartonin. Mbro hajdutët dhe tund flamurin e patriotizmit. Voto për hajdutët dhe tund flamurin.

Ardit Bido: Ti duhet të dëgjosh dhe respektosh mendimin tim.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit