Transmetuar më 02-07-2026, 22:02

Është mbyllur protesta e 33-të e zhvilluar para Kryeministrisë, ndërsa pjesëmarrësit kanë nisur një marshim drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen disa prej personave të arrestuar gjatë tubimit.

Organizatorët kanë bërë thirrje që marshimi të zhvillohet në mënyrë paqësore, duke kërkuar lirimin e të ndaluarve nga policia. Protestuesit janë shprehur se do të qëndrojnë pranë komisariatit deri në lirimin e tyre.

“Nga ky moment do të marshojmë paqësisht drejt Komisariatit nr. 3, ku ndodhen çunat tanë. T’u tregojmë se ne jemi më paqësorë se policia. Do të rrimë me çunat derisa ata të dalin. Lironi çunat!”, u tha gjatë deklarimeve të organizatorëve para nisjes së marshimit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit