Transmetuar më 02-07-2026, 21:45

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas protestës së zhvilluar para Parlamentit, duke komentuar ashpër tensionet dhe përplasjet e raportuara gjatë tubimit.

Në një reagim në platformën “X”, Rama deklaroi se çdo kalim në dhunë fizike është, sipas tij, rezultat i një qasjeje të dështuar dhe i ndikimeve të ndryshme politike e mediatike.

“Kalimi në dhunë fizike është e vetmja gjë që mund të prodhojë tanimë korja e zezë e dështakëzemërakëve të bulevardit politiko-mediatik të Tiranës, koleksionistëve të precedentëve kriminalë dhe duarve të huaja pas tyre”, u shpreh Rama.

Ai shtoi se situata kërkon durim, duke nënkuptuar se, sipas tij, në vijim do të vijë edhe momenti i reflektimit.

“Duhet akoma durim e pastaj i vjen radha reflektimit”, deklaroi kryeministri.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit