Transmetuar më 02-07-2026, 20:32

Temperaturat e larta kanë përfshirë vendin, ndërsa sipas Institutit të Gjeoshkencave rreziku për zjarre mbetet i shtuar në disa zona, kryesisht në rajonet pyjore.

Rrezik më i lartë për përfshirje nga flakët parashikohet të jetë të premten në jugperëndim të qarkut të Shkodrës dhe në verilindje të qarkut të Fierit. Në Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Fier rreziku vlerësohet i moderuar, ndërsa në Tiranë, Elbasan, Berat, Vlorë dhe Gjirokastër mbetet më i ulët.

Sipas sinoptikanëve, temperaturat gjatë ditës së nesërme pritet të arrijnë deri në 34 gradë Celsius, ndërsa ato minimale deri në 22 gradë, duke sjellë mungesë freskie edhe gjatë orëve të natës dhe mëngjesit.

Parashikohet gjithashtu që pasditen e së enjtes dhe gjatë së premtes të ketë reshje shiu të dobëta deri lokalisht mesatare, të shoqëruara me shtrëngata në Shkodër, Kukës, Dibër, Elbasan dhe Korçë. Në pjesën tjetër të vendit nuk përjashtohen reshje të dobëta lokale.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit