

Gazetari Klevin Muka ka lexuar një deklaratë në emër të protestuesve, ku u theksua vijimi i protestës deri në largimin e kryeministrit Edi Rama, si dhe u ngritën akuza për tensione dhe përplasje para nisjes së tubimit pranë Parlamentit.
Në deklaratë thuhet se një grup protestuesish, teksa ndodheshin në një lokal pranë Kuvendit, janë përballur me ish-ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja dhe persona të tjerë që e shoqëronin. Sipas pretendimeve të artikuluara, nga kjo situatë ka pasur përplasje, ku një protestues është lënduar dhe ka pësuar thyerje të hundës.
Muka ka akuzuar gjithashtu Policinë e Shtetit për ndërhyrje të dhunshme ndaj protestuesve, duke pretenduar përdorim të forcës, shkopinjve të gomës, sprajit dhe gazit lotsjellës, si dhe arrestime të qytetarëve.
Në deklaratën e lexuar prej tij, u tha se protesta do të vijojë deri në largimin e kryeministrit, ndërsa u theksua se çdo përpjekje për ta diskredituar atë nuk do të ndikojë në vazhdimin e saj. Protestuesit deklaruan gjithashtu se do të vijojnë tubimet në mënyrë paqësore.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






