

Qytetarët janë mbledhur për të 33-ën ditë radhazi në protestë kundër qeverisë, duke nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt godinës së Kryeministrisë.
Gjatë protestës, pjesëmarrësit kanë bërë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa kanë kërkuar edhe hetimin e tij dhe të zëvendëskryeministres Belinda Balluku.
Protestuesit kërkojnë gjithashtu largimin e asaj që e konsiderojnë klasën e vjetër politike, duke e akuzuar atë si përgjegjëse për situatën aktuale në vend. Protesta po zhvillohet nën masa të shtuara sigurie, ndërsa qytetarët vijojnë marshimin drejt Kryeministrisë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






