Transmetuar më 02-07-2026, 19:41

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të regjistruar pasditen e së enjtes në aksin Levan–Tepelenë, pranë fshatit Buzmadh.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet tip Volkswagen Touran ka dalë nga rruga pasi drejtuesi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin. Në automjet udhëtonin shoferi, një grua dhe një i mitur.

Të lënduarit janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se gruaja dhe i mituri ndodhen jashtë rrezikut për jetën, ndërsa drejtuesi i automjetit është në gjendje të rëndë dhe po i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. Ndërkohë, po punohet edhe për normalizimin e qarkullimit në segmentin rrugor ku ndodhi ngjarja.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit