

Një burrë është shpëtuar i gjallë nga rrënojat e një ndërtese, tetë ditë pasi mbeti i bllokuar si pasojë e tërmetit shkatërrimtar që goditi Venezuelën.
Hernán Gil u nxor nga rrënojat pas një operacioni kërkim-shpëtimi që zgjati më shumë se 100 orë dhe ku morën pjesë ekipe të specializuara nga disa vende. Sipas raportimeve, ai ndodhej nën rreth 140 ton materiale të shembura, por arriti të mbijetojë deri në momentin e lokalizimit dhe shpëtimit.
Pas nxjerrjes nga rrënojat, Gil u transportua menjëherë në spital, ku po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor. Autoritetet bëjnë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është e qëndrueshme.
Ndërkohë, bilanci i tërmetit mbetet i rëndë. Sipas të dhënave paraprake, janë konfirmuar rreth 2,300 viktima, ndërsa dhjetëra mijëra persona rezultojnë ende të zhdukur, teksa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






