

Sot, më 2 korrik, kujtojmë fillimin e arratisjes së mijëra shqiptareve dhe shqiptarëve drejt ambasadave të huaja në Tiranë.
Në territorin e Ambasadës Gjermane gjetën strehim përfundimisht më shumë se 3.200 persona.
Të shtyrë nga dëshira për liri, demokraci dhe kushte më të mira jetese, ata ndërmorën një hap të guximshëm drejt të panjohurës.
Ngjarjet e korrikut 1990 u bënë një pikë kthese në historinë e Shqipërisë dhe kontribuan në rënien e sistemit komunist. Ato mbeten edhe sot simbol i guximit të njerëzve që zgjodhën një jetë në liri.
Ekspozita digjitale "Tirana, Korrik 1990: Arratisja në Ambasadën Gjermane" ka sjellë në kujtesë këto ditë historike përmes fotografive, dokumenteve të kohës dhe materialeve filmike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






