

ITALI- Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26 qershor, ndërroi jetë në një spital në Padova më 30 qershor.
27-vjeçari, Floriano Cani, banor i Gemona del Friuli, humbi menjëherë ndjenjat gajtë incidentit. Ai u transportua në spital me ambulancë ajrore dhe u shtrua në kujdes intensiv, ku mori kujdes të plotë mjekësor. Megjithatë, në fund, mjekët mundën vetëm ta shpallnin të vdekur.
Mediat e huaja bëjnë me dije se u kryen të gjitha testet e nevojshme, dhe u bë menjëherë e qartë se gjendja e tij shëndetësore ishte e dëmtuar. Viktima e 30 qershorit është një tjetër qytetar që vdes në provincën e Padovës ndërsa ishte duke punuar.
"Rajoni i Venetos mban zi për një tjetër vdekje në vendin e punës: pas katër ditësh në spital, punëtori shqiptar i shtypur nga një shtyllë në Due Carrare ka ndërruar jetë. Lista për fat të keq po rritet, në një vit që e ka rikthyer rajonin tonë në zonën e kuqe për aksidente fatale. Shëndeti dhe siguria në vendin e punës duhet të kthehen në plan të parë të debatit publik, me një angazhim kolektiv, ku secili prej nesh ndan pjesën e tij të përgjegjësisë, për të përmbysur këtë trend tragjik.", u shpreh Roberto Toigo, sekretar i përgjithshëm i Uil Veneto.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






