Transmetuar më 02-07-2026, 16:37

Katër persona mbetën të plagosur pas një incidenti me armë zjarri të ndodhur në qendër të Podujevës, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sipas autoriteteve në Kosovë, tre nga të plagosurit dyshohet se kanë qenë të përfshirë drejtpërdrejt në incident, ndërsa personi i katërt është një kalimtar i rastit. Këtë e ka konfirmuar drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, Basri Shabani.

Mediat në Kosovë raportojnë se mes të plagosurve janë F. Zejnullahu (rreth 36 vjeç), A. Xhemajli dhe A. Islami (25 vjeç). Të gjithë janë transportuar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, bëri të ditur se të lënduarit janë të moshës së mesme dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor, ndërsa po kryhen ekzaminimet për të vlerësuar gjendjen e tyre shëndetësore.

Ndërkohë, në rrjetet sociale dhe në media janë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihen forcat e policisë dhe të plagosurit në rrugë menjëherë pas incidentit. Për shkak të natyrës së tyre, pamjet mund të jenë shqetësuese për publikun.

Policia vijon hetimet për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e motiveve që çuan në përdorimin e armëve të zjarrit.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit