

Një incident është regjistruar pasditen e së enjtes pranë Komisariatit nr. 4 në Tiranë, ku një grup protestuesish ishte mbledhur në mbështetje të personave të shoqëruar gjatë protestës së zhvilluar më herët para Kuvendit.
Sipas pamjeve të publikuara në rrjetet sociale, një autobus i linjës së Tufinës, që po kalonte në zonë, është përfshirë në një konflikt me disa protestues.
Në video shfaqen persona që hedhin shishe uji dhe sende të tjera në drejtim të autobusit, pas një debati me drejtuesin dhe faturinon e mjetit.
Rrethanat që çuan në përplasjen mes palëve mbeten të paqarta, ndërsa deri në këtë fazë nuk ka një reagim zyrtar nga Policia apo nga operatori i transportit urban lidhur me incidentin.
Nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa pritet që autoritetet të sqarojnë shkaqet dhe dinamikën e ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






