Transmetuar më 02-07-2026, 14:43

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon një moment përballjeje mes aktivistes Arvina Lleshi dhe disa deputetëve të Partisë Socialiste pranë një qendre tregtare në Tiranë.

Sipas pamjeve të shpërndara në Instagram, aktivistja u del përpara deputetëve në hyrje të qendrës tregtare që lidhet me zonën e Kuvendit, ndërsa u drejtohet me thirrjen: "Deputetë të shitur, lironi Shqipërinë!"

Në video dallohen deputetët Tërmet Peçi, Admir Kadeli dhe Evis Kushi, të cilët ndalojnë për disa çaste dhe vëzhgojnë situatën.

Gjatë incidentit, një person i pranishëm dëgjohet duke i thënë aktivistes: "Ik ore palaço." Kjo shkakton reagimin e saj, e cila i përgjigjet: "Idiot je vetë, mos më thuaj mua."

Ngjarja vjen në një kohë kur më herët gjatë ditës dhjetëra qytetarë protestuan pranë Kuvendit, duke bllokuar përkohësisht daljen e deputetëve nga godina. Deri tani nuk ka pasur reagim zyrtar nga deputetët e përfshirë në video lidhur me incidentin.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit