Transmetuar më 02-07-2026, 14:07

Aventura e Kristjan Asllanit në kampionatin turk me fanellën e Beshiktashit ka ardhur në fund. Klubi nga Stambolli ka zyrtarizuar mbylljen e bashkëpunimit, duke e falënderuar mesfushorin e Kombëtares shqiptare për kontributin e dhënë gjatë periudhës së huazimit. Që nga data 1 korrik, 24-vjeçari është rikthyer zyrtarisht në radhët e klubit të tij mëmë, Interit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Beshiktashi i ka uruar suksese në të ardhmen futbollistit kuqezi, duke konfirmuar se nuk ka aktivizuar klauzolën prej 11 milionë eurosh që zikaltrit kishin vendosur për blerjen përfundimtare të kartonit të tij.

E ardhmja e Asllanit: Larg Interit, sytë nga shtëpia e vjetër

Megjithatë, qëndrimi i Asllanit në Milano pritet të jetë i përkohshëm. Mesfushori nuk duket se bën pjesë në planet e trajnerit Kristian Kivu, çka e shtyn atë drejt një tjetër lëvizjeje gjatë kësaj merkatoje vere.

Interesi i Kaljarit: Skuadra e Kaljarit po monitoron me vëmendje situatën dhe vazhdon të shfaqë interes të fortë për transferimin e lojtarit në ishull.

Rikthimi i mundshëm i Beshiktashit: Pavarësisht lamtumirës, klubi turk nuk e ka mbyllur përfundimisht derën. Ata mund të rikthehen në garë për shërbimet e shqiptarit nëse Interi pranon të ulë pretendimet dhe kërkesat e tij financiare.

Në këto kushte, një tjetër transferim mbetet skenari më i mundshëm për të garantuar që mesfushori kuqezi të ketë minuta të rregullta në këmbët e tij për sezonin e ri.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit