Transmetuar më 02-07-2026, 14:07

Aktorja e njohur e Hollivudit, Sharon Stone, ka ndarë një dëshmi mjaft të sinqertë dhe emocionale lidhur me ndarjen nga jeta të nënës së saj në vitin 2025, duke thyer një tabu të madhe shoqërore sa i përket procesit të zisë.

Në një intervistë të dhënë për podkastin e CNN me gazetarin Anderson Cooper, ylli i kinematografisë pranoi hapur se pas vdekjes së të ëmës ndjeu një ndjesi lehtësimi, duke shpjeguar prapavijën e vështirë familjare që fshihej pas këtij emociomoni.

Trauma dhe marrëdhënia e ndërlikuar familjare

Stone shpjegoi se e ëma kishte jetuar gjatë gjithë jetës së saj nën peshën e traumave të rënda, frikës dhe një ndjenje të vazhdueshme turpi, faktorë këta që patën një impakt të madh edhe në mënyrën se si u ndërtuan marrëdhëniet brenda familjes së tyre.

“Nëna ime ishte një person shumë i traumatizuar. Ajo nuk arriti kurrë të çlirohej nga frika dhe turpi që mbante brenda vetes,” u shpreh hapur aktorja.

Thyerja e tabusë për kujdestarët e prindërve të sëmurë

Më tej, Sharon Stone u ndal te ngarkesa e jashtëzakonshme psikologjike që përjetojnë personat që kujdesen për një prind të sëmurë për një periudhë të gjatë kohore. Sipas saj, ky proces mund të jetë emocionalisht rraskapitës dhe konsumues.

Aktorja bëri thirrje që ndjenja e lehtësimit pas humbjes së një prindi në të tilla rrethana të mos shihet si diçka e gabuar, mëkatare apo e turpshme. Ajo theksoi se shpesh njerëzit zgjedhin të mos flasin hapur për këto emocione nga frika e gjykimit, megjithëse ato janë plotësisht reale, njerëzore dhe të zakonshme në raste të tilla të vështira.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit