

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për dy të rinjtë Nikolla Agolli dhe David Prifti, të përfshirë në ngjarjen e rëndë të regjistruar në Pogradec, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi Brian Syzo.
Ngjarja erdhi pas një konflikti të çastit mes të rinjve, i cili degradoi në përdorimin e armëve, duke shkaktuar plagosjen e Syzos, i cili u transportua menjëherë për ndihmë mjekësore në spital.
Organet e akuzës kanë rreshtuar një sërë provash që implikojnë dy të dyshuarit në këtë konflikt, ndërsa gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë për t’i lënë ata në qeli nën akuzat e plagosjes dhe armëmbajtjes pa leje, me qëllim shmangien e rrezikut të largimit apo prishjes së provave gjatë kohës që hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të dinamikës.


Brian Syzo, Nikolla Agolli
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






