Transmetuar më 02-07-2026, 13:22

Situata e protestës përpara Parlamentit ka degjeneruar në akte të hapura dhune dhe dëmtime të rënda të pronës shtetërore. Pas ndërhyrjes së forcave të rendit me gaz lotsjellës dhe autobotë, disa dhjetëra protestues janë zhvendosur në mjediset e Pedonales së Tiranës, të ndjekur nga afër nga efektivët që tentonin t’i largonin nga perimetri i institucioneve kryesore.

Gjatë këtij marshimi, situata është tensionuar sërish me përplasje të forta në terren:

Sulm ndaj mjeteve të policisë: Disa automjete operative të Policisë së Shtetit janë sulmuar dhe shkatërruar pjesërisht si pasojë e goditjeve nga ana e protestuesve.

Gjuajtje me sende të forta: Demonstruesit kanë qëlluar në mënyrë të vazhdueshme me vezë, gurë dhe mjete të tjera të forta në drejtim të uniformave të kaltra, duke shkaktuar dyshime për të tjerë efektivë të lënduar.

Arrestime në flagrancë: Forcat e rendit kanë ndërhyrë me shpejtësi duke kryer arrestimin e disa personave që u përfshinë drejtpërdrejt në aktet e vandalizmit dhe sulmit ndaj policisë.

Pedonalja e kryeqytetit mbetet e rrethuar dhe nën monitorim të rreptë, ndërsa blutë po punojnë për të zbythur plotësisht grupet e dhunshme dhe për të rikthyer qarkullimin normal.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit