

Tensionet përpara Parlamentit janë përshkallëzuar më tej në këto momente. Pas përdorimit të sprajit dhe ujit me piper, forcat e policisë kanë hedhur edhe gaz lotsjellës në drejtim të protestuesve për të bërë të mundur shpërndarjen e tyre dhe thyerjen e bllokimit.
Kjo ndërhyrje e ashpër e forcave të rendit ka mundësuar lirimin e përkohshëm të rrugës, duke bërë që Kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, të mund të largohej nga amfiteatri i godinës. Ndërkohë, një pjesë e konsiderueshme e deputetëve të tjerë kanë shfrytëzuar daljet alternative të Parlamentit për t’u larguar mes kaosit.
Përplasjet fizike mes efektivëve dhe qytetarëve mbeten të ashpra, ndërsa në terren po qëndrojnë ende autobotet e ujit për të mbajtur nën kontroll situatën e cila mbetet tejet e ndezur.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






