

Situata përpara Parlamentit ka dalë sërish jashtë kontrollit në këto minuta, duke shënuar një tjetër përshkallëzim të rëndë të tensioneve. Qytetarët kishin bllokuar plotësisht daljen kryesore të institucionit duke u ulur në rrugë, me qëllim për të penguar largimin e deputetëve dhe ministrave të ngujuar brenda godinës pas përfundimit të seancës plenare.
Pasi turma bëri rezistencë dhe refuzoi thirrjet për të hapur rrugën, Policia e Shtetit ka ndërhyrë me forcë për të thyer rrethimin. Në ndihmë të forcave të rendit janë futur në funksion autobotët, të cilët kanë hedhur ujë me presion të lartë mbi protestuesit për t’i shpërndarë.
Paralelisht, efektivët kanë përdorur sërish spraj lotsjellës drejt qytetarëve, duke shkaktuar kaos dhe përplasje të ashpra fizike në terren. Gjatë këtij momenti të ndërhyrjes me shpejtësi, forcat e policisë kanë shoqëruar një tjetër protestues, ndërsa situata mbetet tejet kritike.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






