Transmetuar më 02-07-2026, 12:22

Aksioni i protestuesve është zhvendosur nga oborri i Parlamentit drejt institucioneve të tjera kyçe në kryeqytet, duke sjellë një tjetër valë tensionesh dhe bllokim të qarkullimit rrugor. Një pjesë e tubuesve është drejtuar fillimisht drejt Komisariatit Nr. 4 dhe më pas ka marshuar drejt Ministrisë së Brendshme, ku janë shënuar përplasje të reja me forcat e rendit.

Te Komisariati Nr. 4, ku po mbahen disa prej personave të shoqëruar gjatë paradites, protestuesit kanë bllokuar plotësisht lëvizjen e automjeteve duke u pozicionuar në të dyja anët e rrugës. Në shenjë revolte, ata kanë qëlluar me vezë në drejtim të godinës së policisë, duke kërkuar me thirrje lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve.

Situata ka mbetur e ndezur edhe pranë Ministrisë së Brendshme, ku një grup tjetër demonstruesish është përleshur fizikisht me kordonin e sigurisë. Pasi kanë lëshuar thirrje dhe parulla si “deputetë të shitur”, protestuesit kanë shtyrë efektivët e policisë dhe kanë arritur të shkëpusin një pjesë të gardhit metalik që rrethonte institucionin.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit