

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka përmbyllur hetimet për një nga fraksionet kryesore të dosjes së inceneratorit të Tiranës, duke dorëzuar në Gjykatën e Posaçme kërkesën për kalimin në gjyq të 10 personave të pandehur. Sipas organit të akuzës, vlera e abuzimeve dhe dëmit të shkaktuar nga ky grup kap shifrën e 30 milionë eurove.
Ndaj personave të përfshirë janë ngritur akuza të rënda, ku përfshihen “Mashtrimi me pasoja të rënda”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, si dhe funksionimi në kuadër të “Grupit të strukturuar kriminal”. Të gjithë të pandehurit janë hetuar në mungesë, pasi urdhër-arrestet e lëshuara ndaj tyre që prej qershorit të vitit 2024 nuk u ekzekutuan dot nga policia.
Lista e 10 të pandehurve që dërgohen për gjykim:
Mirel Mërtiri
Klodian Zoto
Dashamir Ymeraj
Arjola Kodra
Denisa Tollkuçi
Elton Bualli
Endrit Habilaj
Renato Nallbani
Giuseppe Ciaffaglione
Marc Richard Lappat
Ndërkohë që kjo pjesë e dosjes kalon për shqyrtim në gjykatë, Prokuroria e Posaçme bën me dije se hetimet po vijojnë intensivisht për fraksionin tjetër të inceneratorit të Tiranës, ku janë të përfshirë persona të tjerë nën hetim.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






