

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë thirrje për reflektim dhe vetëkritikë në lidhje me situatën e tensionuar që po zhvillohet jashtë ambjenteve të Parlamentit. Në një prononcim për mediat përpara hyrjes në seancën plenare, Spiropali theksoi se fokusi i klasës politike duhet të jetë te zgjidhja e problemeve dhe jo te përballja me qytetarët.
Sipas saj, Kuvendi duhet të shërbejë si një hapësirë ku diskutohen shqetësimet e njerëzve dhe ku ofrohen zgjidhje konkrete. Spiropali nënvizoi se çdo forcë politike duhet të bëjë një analizë të brendshme, duke u shprehur se palët duhet të dëgjojnë më shumë dhe të reflektojnë mbi situatën e krijuar.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






