

Një shpërthim me lëndë plasëse, që paraprakisht dyshohet të ketë qenë tritol, është regjistruar rreth orës 04:00 të mëngjesit të së enjtes në një lokal në qytetin e Vlorës.
Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në ambientet e biznesit, ndërsa është dëmtuar edhe një automjet i parkuar pranë vendit të ngjarjes.
Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën shërbimet e Policisë së Vlorës dhe grupi hetimor, të cilët nisën këqyrjen e zonës, administrimin e provave dhe veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Fatmirësisht, nga shpërthimi nuk raportohet për persona të lënduar.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






