

Partia Demokratike ka përmbyllur procesin e numërimit të votave për zgjedhjen e anëtarëve të rinj të Kryesisë, ndërsa në orët e para të mëngjesit u konfirmuan 20 emrat që do të jenë pjesë e forumit më të lartë drejtues të partisë.
Mes risive të këtij procesi janë emrat e Ilir Alimehmetit, Fisnik Qoses dhe Gjin Gjonit, të cilët bëhen për herë të parë pjesë e Kryesisë së PD-së. Alimehmeti konsiderohet një nga figurat më të përfolura si kandidat i mundshëm për Bashkinë e Tiranës, ndërsa Qosja drejton Bashkinë e Kavajës.
Nga ana tjetër, jashtë listës së tetë burrave më të votuar mbetën Arjan Ndoja, Edi Paloka dhe Alfred Lela, të cilët nuk siguruan votat e nevojshme për t’u bërë pjesë e Kryesisë.
Risi përbëjnë gjithashtu emrat e Eda Grimçit dhe të rinjve Andia Ulliri, e cila spikati në zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025 pavarësisht se nuk arriti të sigurojë mandat deputeti, si edhe Glauk Olldashi, djali i ish-ministrit të ndjerë Sokol Olldashi.
Anëtarët e zgjedhur në Kryesinë e PD-së:
Gratë
Eda Grimçi Edith Harxhi Floriana Garo Lili Sula Ilda Zhulali Mimoza Hajdarmataj
Të rinjtë
Andia Ulliri Desata Xhetani Fatjon Bathorja Glauk Olldashi Loranca Hoxha Nikola Kedhi
Burrat
Atird Hoxha Dorian Teliti Ervin Minarolli Fisnik Qosja Gjin Gjoni Grigels Muçollari Ilir Alimehmeti Keltis Kruja
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






