

Ndeshja e fazës së 1/16-ave të Botërorit 2026 mes Belgjikës dhe Senegalit, e zhvilluar në Seattle, u ndërpre për disa minuta pas një incidenti që shkaktoi tension dhe konfuzion në stadium.
Në minutën e 30-të të pjesës së parë, tre persona arritën t’i shmangeshin kontrollit të forcave të sigurisë dhe hynë në fushën e lojës, duke vrapuar në tapetin e gjelbër. Si pasojë, arbitri vendosi të pezullonte përkohësisht takimin.
Forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë për të neutralizuar situatën, ndërsa pas disa minutash personat u larguan nga fusha dhe ndeshja rifilloi normalisht.
Pamjet e incidentit u përhapën me shpejtësi në rrjetet sociale, duke tërhequr vëmendjen e tifozëve dhe mediave sportive në mbarë botën.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






