

TIRANË – Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të mërkure në aksin Fushë Krujë–Tiranë, pranë kryqëzimit të Niklës, ku janë përfshirë tre automjete.
Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një fuoristradë tip Mercedes-Benz dhe dy automjete të tjera.
Si pasojë e përplasjes, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Dyshohet se aksidenti është shkaktuar pasi drejtuesi i fuoristradës ka ndërprerë rrugën, duke u përplasur me dy automjetet e tjera.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






