Transmetuar më 01-07-2026, 22:57

TIRANË – Julia Emiri është zgjedhur kryetare e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, duke pasuar në këtë detyrë Edi Palokën, i cili kishte njoftuar më herët largimin nga posti drejtues.

Në votimin e zhvilluar gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Emiri siguroi 207 vota, ndërsa kandidatja tjetër, Silva Hasaj, mori 83 vota. Gjithashtu, 23 fletë votimi u shpallën të pavlefshme.

Kandidaturat e Julia Emirit dhe Silva Hasajt u propozuan nga kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili kishte deklaruar se dëshironte që drejtimi i Këshillit Kombëtar t’i besohej një gruaje.

Përveç zgjedhjes së kryetares së re të Këshillit Kombëtar, gjatë mbledhjes u diskutuan dhe u votuan edhe çështje të tjera që lidhen me organizimin dhe funksionimin e strukturave drejtuese të Partisë Demokratike.

Julia Emiri është aktore me profesion dhe prej vitesh është e angazhuar në Partinë Demokratike. Ajo është bërë e njohur edhe për aktivizimin e saj në lëvizjen për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, ku ka marrë pjesë në protesta dhe nisma qytetare në mbështetje të kësaj kauze.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit