Transmetuar më 01-07-2026, 22:56

TIRANË – Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) ka arrestuar Adi Çobën, i cili ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane në kuadër të hetimeve për dosjen “Ura”.

Sipas informacioneve paraprake, operacioni është zhvilluar nga strukturat hetimore të posaçme, pa pjesëmarrjen e Policisë së Shtetit.

Sipas autoriteteve italiane, Adi Çoba dyshohet se kishte rol drejtues në një organizatë kriminale të përfshirë në trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Në dosjen hetimore ai përshkruhet si personi që siguronte dhe organizonte dërgimin e sasive të mëdha të heroinës dhe kokainës drejt Italisë, duke koordinuar aktivitetin e anëtarëve shqiptarë dhe italianë të grupit.

Hetimet italiane pretendojnë se Çoba, në cilësinë e drejtuesit të organizatës, organizonte lëvizjen e korrierëve që transportonin heroinë dhe kokainë drejt Italisë, ndërsa lëndët narkotike siguroheshin nga Shqipëria dhe Holanda përmes rrjetit kriminal të dyshuar.

Arrestimi i tij vjen në kuadër të bashkëpunimit mes autoriteteve shqiptare dhe atyre italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafikut ndërkombëtar të drogës.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit