

TIRANË – Protestuesit kanë vijuar marshimin në ditën e 32-të të tubimeve, duke kaluar përgjatë Rrugës së Elbasanit, pas grumbullimit të zhvilluar përpara godinës së Kuvendit.
Gjatë marshimit, pjesëmarrësit kanë bërë thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike, ndërsa është dëgjuar slogani: “Shqipëria e shqiptarëve, jo e tradhtarëve”.
Më herët, organizatorët paralajmëruan zhvillimin e një tjetër proteste ditën e enjte, në orën 10:00, përpara Kuvendit, në kohën kur pritet të nisë seanca plenare. Sipas tyre, synimi është të protestojnë përpara godinës së Parlamentit dhe të pengojnë hyrjen e deputetëve në seancë.
Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






