Transmetuar më 01-07-2026, 22:53

TIRANË – Procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike është shoqëruar me shenja pakënaqësie nga disa anëtarë të këtij forumi.

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, propozoi për këtë post dy kandidatura, Julia Emirin dhe Silva Hasajn, të cilat iu nënshtruan votimit gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

Megjithatë, sipas pamjeve të publikuara, disa anëtarë kanë shprehur hapur kundërshtimin e tyre ndaj këtyre kandidaturave. Në një prej fletëve të votimit është shkruar “0 kontribut”, ndërsa në një tjetër është lënë shënimi “Një turp”.

Në një rast tjetër, një anëtar ka shkruar emrin e ish-kryetarit të Këshillit Kombëtar, Edi Paloka, në vend të kandidatëve të propozuar, ndërsa një tjetër ka vendosur një kryq të madh mbi emrat e Julia Emirit dhe Silva Hasajt.

Këto veprime pasqyrojnë pakënaqësitë e një pjese të anëtarëve të Këshillit Kombëtar lidhur me kandidaturat e propozuara për drejtimin e forumit më të lartë vendimmarrës të Partisë Demokratike.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit