

HAGË – Dhomat e Specializuara në Hagë kanë caktuar datën e shpalljes së aktgjykimit përfundimtar në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të shpallet më 16 shtator të këtij viti, në orën 10:00.
“Trupi Gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara.
Ky zhvillim vjen pas më shumë se tre vitesh proces gjyqësor, i cili është ndjekur me vëmendje të lartë në Kosovë dhe në rajon, duke e bërë këtë vendim një nga momentet më të rëndësishme të procesit.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






