Transmetuar më 01-07-2026, 21:20

TIRANË – Protesta e 32-të radhazi kundër kryeministrit Edi Rama është zhvilluar këtë të mërkurë në kryeqytet, ku protestuesit kanë vijuar aksionet simbolike përballë godinës së Kryeministrisë.

Gjatë tubimit, në shkallët e ndërtesës është vendosur një poster ku shfaqej portreti i kryeministrit Rama me mbishkrimet “Game Over” dhe “Personi më i urryer në Shqipëri”.

Në pamjet e shpërndara nga protesta shihet gjithashtu një fëmijë që vështron pankartën e vendosur, në momentin kur ajo ndodhej e ekspozuar përballë godinës së Kryeministrisë.

Protesta, e cila vijon prej 32 ditësh, mbetet e fokusuar në thirrjet për largimin e kryeministrit dhe ndryshime politike në vend.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit