Transmetuar më 01-07-2026, 20:47

TIRANË – Protesta qytetare kundër klasës politike ka hyrë në ditën e 32-të, ndërsa këtë të mërkurë është shënuar një zhvillim i ri simbolik gjatë tubimit.

Protestuesit kanë prezantuar një “bust” simbolik, duke e krahasuar kryeministrin e vendit, Edi Rama, me ish-diktatorin Enver Hoxha.

Gjatë protestës, qytetarët kanë mbajtur edhe thirrje kundër qeverisë, ku është dëgjuar mesazhi: “Do të të rrëzojmë si Enver Hoxha”, në kuadër të deklarimeve të tyre për largimin e kreut të qeverisë.

Protesta, e cila vijon prej 32 ditësh, mbetet e fokusuar në kërkesa politike të artikuluara nga pjesëmarrësit, të cilët kërkojnë ndryshim të qeverisjes aktuale.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit