Transmetuar më 01-07-2026, 20:25

TIRANË – Protesta e studentëve ka hyrë në ditën e 32-të, ndërsa pjesëmarrësit deklarojnë se nuk janë të mbështetur apo financuar nga asnjë organizatë dhe se kërkesat e tyre mbeten të pandryshuara: largimi i kryeministrit nga qeverisja.

Gjatë protestës së zhvilluar përballë Kuvendit, u raportuan edhe tensione, ku në automjetet e deputetëve u vendosën stikera në formë gjobash, si formë simbolike proteste ndaj mënyrës së parkimit dhe trajtimit të rasteve të ngjashme, sipas studentëve.

Ata theksojnë se aksioni është organizuar nga një grup i vogël studentësh dhe se nuk bëhet fjalë për një lëvizje të financuar apo të mbështetur nga struktura politike apo organizata të tjera.

“Stikerat janë organizuar nga një grup i vogël studentësh, nuk jemi financuar nga asnjë organizatë. I vendosëm te makinat për emigrantët që u gjobitën, ndërkohë deputetët parkojnë në rrugë dhe nuk gjobiten. Ne jemi një grup studentësh që nuk kemi kërkesa të veçuara, nuk ka dialog si në 2018. Kjo zgjidhet vetëm me largimin e kryeministrit Edi Rama”, u shprehën protestuesit.

Ata shtuan se kërkesa e tyre kryesore lidhet me ndryshime të thella politike dhe institucionale, duke theksuar nevojën për një Shqipëri pa korrupsion, me barazi para ligjit dhe me një gjyqësor funksional dhe të pavarur.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit