

TIRANË – Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka propozuar dy emra për drejtimin e Këshillit Kombëtar të partisë.
Gjatë mbledhjes së sotme të Këshillit Kombëtar, Berisha deklaroi se është menduar që drejtimi i këtij organi të udhëhiqet nga një grua, duke paraqitur dy kandidatura: Julia Emiri dhe Silva Hasaj.
“Në përputhje me nenin përkatës të statutit, do t’ju paraqes propozimet, nga të cilat ju do të zgjidhni ata që vlerësoni se e meritojnë më shumë sipas jush. Është menduar që Këshilli Kombëtar të drejtohej nga një zonjë dhe janë propozuar dy kandidatura: zonja Julia Emiri dhe zonja Silva Hasaj”, u shpreh Berisha.
Procesi i votimit pritet të përcaktojë drejtuesen e re të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






