

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, ka bërë të ditur se ka nisur shpërndarja e bonusit të verës për pensionistët në të gjithë vendin.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ibrahimaj njoftoi se deri në orën 16:00 të ditës së parë të shpërndarjes, bonusin prej 5 mijë lekësh e kanë tërhequr 33,119 pensionistë.
Sipas saj, bonusi po shpërndahet së bashku me pagesën mujore të pensionit dhe do të përfitohet nga gjithsej 777,200 pensionistë dhe përfitues të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare.
Ministrja theksoi se kjo është hera e parë që një bonus i tillë akordohet në mesin e vitit, duke e cilësuar masën si pjesë të politikave të qeverisë për mbështetjen e pensionistëve dhe ndarjen e përfitimeve të rritjes ekonomike me qytetarët.
“Bonusi i verës ka nisur të shpërndahet. Deri në orën 16:00 të ditës së parë të shpërndarjes, 33,119 pensionistë kanë tërhequr bonusin e verës prej 5,000 lekësh. Bonusi po shpërndahet së bashku me pagesën e pensionit dhe do të përfitohet nga 777,200 pensionistë dhe përfitues të skemave të pensioneve dhe trajtimeve të veçanta financiare. Ky është bonusi i parë i akorduar në mesin e vitit, si pjesë e angazhimit për të mbështetur pensionistët dhe për të ndarë përfitimet e rritjes ekonomike me qytetarët”, shkroi Ibrahimaj.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






