Transmetuar më 01-07-2026, 17:44

Tiranë – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur të reduktojë orarin e shërbimit për qytetarët për shkak të temperaturave të larta që kanë përfshirë vendin.

Sipas urdhrit të firmosur nga kryetari i gjykatës, Gerd Hoxha, masa do të jetë në fuqi nga 6 korriku deri më 31 gusht 2026, me synimin për të mbrojtur shëndetin e punonjësve dhe qytetarëve, duke garantuar njëkohësisht vijimësinë dhe cilësinë e shërbimeve.

Gjatë kësaj periudhe, sportelet e gjykatës do të jenë të hapura për publikun nga ora 08:00 deri në 13:00, ndërsa pas këtij orari nuk do të ofrohen shërbime, me përjashtim të rasteve emergjente.

Vendimi, i cili ka hyrë në fuqi më 30 qershor, vjen në kushtet e valës së të nxehtit që pritet të vijojë edhe gjatë muajit korrik.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit