Transmetuar më 01-07-2026, 17:02

Durrës, 1 korrik 2026 – Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga Policia e Durrësit, të dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike në zonën e plazhit dhe në pjesë të tjera të qytetit.

Operacioni policor, i koduar "The Hill 2", u zhvillua nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme "Shqiponja", pas informacioneve të siguruara në rrugë operative.

Në pranga ranë shtetasit D.R., 33 vjeç, dhe K.Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës. Sipas Policisë, ata dyshohet se bashkëpunonin në shitjen e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe cannabis sativa.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrolleve të ushtruara në banesat e tyre, uniformat blu sekuestruan mbi 100 doza të dyshuara kokainë dhe cannabis sativa, të ndara dhe të përgatitura për shitje. Po ashtu, u sekuestruan një shumë parash, që dyshohet se është përfituar nga aktiviteti kriminal, tre telefona celularë, si dhe dy armë të ftohta – një shkop bejsbolli dhe një thikë.

Sipas njoftimit të Policisë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, si dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Autoritetet bëjnë të ditur se kontrollet dhe operacionet kundër shpërndarjes së lëndëve narkotike në zonat turistike do të vijojnë gjatë gjithë sezonit veror.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Finalizohet operacioni i koduar “The Hill 2”. Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike në plazhe dhe zona të ndryshme të Durrësit. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.

Sekuestrohen mbi 100 doza lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara për shitje, shuma parash, S-2 armë të ftohta dhe 3 celularë. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në DVP Durrës, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një rast të shitjes së lëndëve narkotike, organizuan dhe finalizuan operacionin e koduar “The Hill 2”.

Gjatë operacionit u kapën në flagrancë, në fshatin Rrashbull, dhe u arrestuan shtetasit D. R., 33 vjeç, dhe K. Xh., 27 vjeç, të dy banues në Durrës, të cilët dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, shitnin lëndë narkotike kokainë dhe cannabis sativa. Gjatë kontrollit fizik ndaj këtyre shtetasve dhe kontrollit në banesat e tyre, u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi të lëndëve të dyshuara narkotike kokainë dhe cannabis sativa, të ndara në mbi 100 doza, gati për shitje, një shumë parash që dyshohet se është përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, 2 armë të ftohta (1 shkop bejsbolli dhe 1 thikë) dhe 3 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim, dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit