

TIRANË – Mbledhja e Komisionit për Reformën Zgjedhore ka degjeneruar në debate të ashpra dhe ofendime personale mes përfaqësuesve të maxhorancës dhe opozitës, nën praninë e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Klodian Braho.
Gjatë fjalës së tij, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, është përfshirë në një sherr verbal me përfaqësuesin e Partisë Demokratike, Ivi Kaso. Situata është tensionuar në momentin kur Manja i është drejtuar Kasos me gjuhë të ashpër dhe etiketime fyese.
“Pusho ti, qepe gojën, mbylle, dërr-dërr-dërr o legen!”, deklaroi Manja nga vendi.
Këto deklarata kanë sjellë reagimin e menjëhershëm dhe revoltën e deputetëve të opozitës të pranishëm në komision, të cilët kanë kërkuar ruajtjen e etikës parlamentare.
Përplasja e fortë ka ndodhur pikërisht gjatë seancës dëgjimore ku kreu i SPAK-ut po jepte llogari dhe po u përgjigjej pyetjeve të anëtarëve të komisionit, përfshirë edhe ato të deputetes Albana Vokshi lidhur me çështjen e patronazhistëve dhe hetimet e institucionit të akuzës mbi krimet zgjedhore.
Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd






