Transmetuar më 01-07-2026, 10:57

TIRANË – Ekspertiza mjekoligjore pritet të përcaktojë shkakun zyrtar të aksidentit të rëndë të regjistruar në autostradën Tiranë–Durrës, ku humbi jetën drejtuesi i një mjeti të transportit të udhëtarëve, shtetasi Redion Hasimi, 36 vjeç. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se dyshimi kryesor paraprak është se i riu ka pësuar një atak kardiak ndërsa ishte në timon.

36-vjeçari, i cili kryente pothuajse çdo ditë itinerarin ndërqytetës Tiranë–Berat dhe anasjelltas, humbi jetën gjatë përplasjes. Nga verifikimet dhe këqyrjet e para të kryera në vendngjarje nga Policia Rrugore, ka rezultuar se mjeti nuk po lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara, çka shton dyshimet se humbja e kontrollit ka ardhur si pasojë e një problemi të papritur shëndetësor të drejtuesit.

Trupi i viktimës është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ku do t’i nënshtrohet autopsisë së plotë për të saktësuar nëse vdekja ka ardhur përpara përplasjes si pasojë e infarktit, apo nga dëmtimet e marra gjatë aksidentit. Ndërkohë, strukturat e policisë po vijojnë veprimet procedurale për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shënim: Çdo person që mund të përmendet në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin procedural penal dhe atë universal të prezumimit të pafajësisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, nëse nuk ka ose deri kur të ketë një vendim të formës së prerë.

Shënim: Në disa lajme, imazhet gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit